Rukiqi: Sa herë vjen vera, shpërthejnë premtimet populliste të pushtetit për mërgaten
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti bën premtime populiste për mërgatën.
Ai ka përmendur bonot e thesarit për mergatën për të cilat thotë se kanë dështuar.
Më tej, ai ka renditur se për çfarë ka nevojë mërgat dhe investitorët, teksa ka thënë se Qeveria Kurti nuk mund t’i ofrojë.
“Mergata dhe secili investitor ka nevoje per: 1. Siguri juridike: Nje qeveri me 10 shkelje te Kushtetutes nuk ofron siguri juridike; 2. Infrastrukture: Nje qeveri, qe rezultat te vetem i ka 3 metra ure, nuk mind ta bind askend per te investuar. Nuk eshte qeverisje serioze; 3. Fuqi punetore te shkathet: Me trendin aktual te migrimit (mesatarisht mbi 170 persona e leshojne Kosoven çdo dite), Kosova gradualisht po e humb nje nder avantazhet e vetme konkurruese, per te terhequr investime.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Sa here vjen vera, shperthejne premtimet populliste te ketij pushteti per mergaten.
Deshtimi i fundit e ketyre politikave populliste ishin: bonot e thesarit per mergaten.
Ne mungese te interesimit te mergates, per te investuar ne keto instrumente financiare, te njejtat u blene nga bankat komerciale ne vend.
Mosblerja e bonove te thesarit, nga mergata, eshte edhe tregues i mosbesimit te tyre ne politikat e kesaj qeverie.
Mergata dhe secili investitor ka nevoje per:
1. Siguri juridike: Nje qeveri me 10 shkelje te Kushtetutes nuk ofron siguri juridike;
2. Infrastrukture: Nje qeveri, qe rezultat te vetem i ka 3 metra ure, nuk mind ta bind askend per te investuar. Nuk eshte qeverisje serioze;
3. Fuqi punetore te shkathet: Me trendin aktual te migrimit (mesatarisht mbi 170 persona e leshojne Kosoven çdo dite), Kosova gradualisht po e humb nje nder avantazhet e vetme konkurruese, per te terhequr investime.