Rukiqi për postimin e Kurtit për pagat: Infografika manipuluese e Qeverisë
Ish-kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi ka shkruar për përcaktimin e vlerës së koeficientit që është bërë sot në mbledhjen e Qeverisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se postimi i Kurtit me infografika, është manipulim.
Rukiqi ka thënë se Kurti nuk e tregon rritjen e pagës neto por bruto, e që sipas tij rritja bruto mund të përfshijë pagën bazë, shtesat, taksat, kontributin pensional e shumë të tjera.
“Infografika manipuluese e Qeverisë.Nuk e tregon rritjen në pagën neto, por vetëm në bruto. Rritja në bruto, mund të perfshijë pagën bazë, shujtat, shtesat, taksat, kontributin pensional, etj.Në fund ajo çka merret për bazë është: sa euro shtesë, ose sa euro minus janë në llogarinë e secilit”, ka shkurar Rukiqi në Facebook.
