Rukiqi për nisjen e hetimeve për tenderët sekretë: Qeveri e korruptuar në përmasa serioze
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale për tenderët sekretë.
Rukiqi ka thënë se zyrtarët e qeverisë janë të korruptuar në përmasa serioze.
Postimi:
- Të paaftë në qeverisje dhe të dëmshëm për të ardhen e vendit: Çmime të larta, varfëri në rritje, nën sanksione, asnjë projekt më rëndësi ekonomike, migrim masiv (173 qytetarë, të pashpresë, ikin nga Kosova çdo ditë, gjatë mandatit të kësaj Qeverie);
- Amatorë në diplomaci: Ilustrimi më i mirë është menaxhimi i procesit me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe letrën e fundit skandaloze, te Ministres Gervalla;
- Të korruptuar në përmasa swrioze sipas të gjitha raporteve kredibile ndërlombëtare, tani edhe zyrtatisht nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderët sekretë.
Kaq për bilancin qeverisës të Kryeministrit të dorëzuar.