Rukiqi për mesazhet që dëshmojnë dallaveret me tenderë: Hajna klasik, vendit i duhet ndryshim
Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka reaguar pas publikimit të mesazheve ku Besnik Bislimi ndërhynte në tenderët e KEK-ut.
Aty, zv/kryeministri i thotë Nagip Krasniqit se cilës kompani t’ia jap tenderin, pavarësisht se nuk i plotësonte kushtet.
Rukiqi ka thënë se kjo dëshmon hajni klasike.
Postimi:
E-Prokurimi i VV-së:
- Në Whatsappp
- Pa procedurë
- Punët nuk kryhen kurrë
- Zëvëndëskryeministri në rolin e zyrtarit kryesor për tendera: “pren e grin” për kujt më i dhënë tender.
Rezultati:
- Fatura 100% më të shtrenjta për qytetarët
- Mungesa me orë dhe më ditë të tëra të energjisë elektrike
HAJNA KLASIK
Vendit i duhet urgjent ndryshimi!