Rukiqi për Kurtin: Rezultatin zgjedhor e lexoi si validim të gjithçkaje, edhe për teori me “dhoma të nxehta”
Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas deklarimit të Albin Kurtit të Vetëvendosjes në ditën kur u kërkua edhe një shtrenjtim i sërishëm i rrymës se qytetarët “po i mbajnë dhomat më ngrohtë se që është normale”.
Rukiqi tha se rezultati zgjedhor është lexuar nga Kurti si “validim i gjithçkaje” që ai ka vepruar në mandatin e kaluar – madje edhe për “teori të dhomave të ngrohta”.
Postimi i Rukiqit:
Problemi kryesor i rezultatit të fundit zgjedhor është se pushteti e ka lexuar si validim të gjithçkaje që ka bërë deri tani:
– normalizim të sulmevs ndaj gjyqësorit
– trajtimin joserioz të problemeve serioze
– mosadresimin e asnjë problemi real të qytetarëve
– dhe çdo politikë të dëmshme, përfshirë rritjen e çmimit të energjisë.
Ky rezultat për pushtetin është sinjal i rrezikshëm:
se mund të vazhdojë njësoj,
pa pasur nevojë të reflektojë apo të ndryshojë.
Pasojat e këtij leximi të rezultatit do t’i shohim shumë shpejt:
– edhe më shumë thjeshtime populiste, të problemeve serioze të qytetarëve
– edhe më shumë teori pêr “dhomat e nxehta”, në vend të çfarëdo zgjidhje për problemet reale të vendit.