Rukiqi: Me Qeverinë e LDK-së, mësimdhënësit do ta kenë pagën 840 euro
Anëtari i Lidhjes Demokratike, Berat Rukiqi, ka komentuar rritjen prej 110 eurove të pagave në sektorin publik, rritje e cila ndahet në janar 2025 dhe në korrik.
Ai premtoi se me qeverinë e ardhshme të LDK-së, mësuesit do të marrin paga në vlerë 840 euro.
“Këto janë të sigurta. Ne po vijmë në pushtet. Do ta udhëheqim qeverinë. Mësimdhënësit do ta kenë 840 euro pagën”, tha Rukiqi në FRONTAL të T7.