Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR - NACIONALE

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve të larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe botën pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, tha se Qeveria e Kosovës me një vendim të vetëm mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR.

Kjo po qe se qeveria do të vendoste të ulte Tatimit në Vlerë të Shtuar prej 18 në 8% si dhe të përgjysmojë akcizën.

Postimi i Rukiqit:

Me nje vendim, çmimi i naftes bjen ne 1,35 euro

A e dini sa do të ulej çmimi i naftës dhe benzinës me një vendim?

Sot paguajmë rreth 1.70 €/litër

Po nëse:

- TVSH ulet nga 18% 8%

- Akciza përgjysmohet

Çfarë fiton qytetari?

Nga TVSH kursen 17 cent/litër

Nga akciza kursen 17.5 cent/litër

Totali: 35 cent më lirë për çdo litër!

Çmimi i ri:

1.70 € 1.35 /litër

Lajme të ngjashme