Rukiqi: Inflacion e rritje të çmimeve, VV e preokupuar me beteja të fajësimit, propagandë e linçim
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se derisa vendi po përballet me inflacion e rritje të çmimeve, Lëvizja Vetëvendosje është e zënë me beteja të fajësimit, propagandë e linçim.
Në një shkrim në Facebook, Rukiqi ka shkruar:
“Nuk qeveriset duke bërë betejë permanente me secilin kundërshtar dhe me kriza.
Qeverisja në rradhë të parë është menaxhim i ekonomisë dhe mbrojtje e standardit të qytetarëve”.