Rukiqi i reagon Muratit: Ka filluar të krijoj dhimbje çmontimi i propagandës dhe zbulimi i rrenës së madhe
Berat Rukiqi i LDK-së i ka reaguar Hekuran Muratit, ministrit të Financave, pasi që ky i fundit ka thënë se LDK-ja po bënë propagandë në numra.
Rukiqi ka shkruar se çmontimi i propagandës dhe zbulimi i rrenës së madhe ka filluar të krijoj dhimbje.
Ai tutje ka thënë se kanë menduar se propaganda do i mbajë në pushtet përjetësisht.
“Çmontimi i propagandës dhe zbulimi i rrenes së madhe, ka filluar të krijoj dhimbje. Nuk kanë faj. Kanë menduar që propaganda i mban në pushtet perjetësisht. Faktet dhe numrat janë kokëfortë. Nuk janë numrat tonë. Janë numrat e juaj. Ministër, hyn ne ëebfaqen e Ministrisë që e (keq)menaxhon dhe e gjen të vërteten. Të vërteten që është “ilaç” për propagandën e juaj.” – ka shkruar Rukiqi.