Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti është ndërruar në një organizatë joqeveritare humanitare - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti është ndërruar në një organizatë joqeveritare humanitare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë, e cila sot ka paralajmëruar se do t`i ndajë rreth 5 milionë euro për familjet në nevojë.

Zyrtari i LDK-së ka bërë me dije se ky është një veprim populist i Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria Kurti është shndërruar në një organizatë joqeveritare humanitare.

“Organizata Joqeveritare “Qeveria Kurti”. Kryemashtruesi, nen presion nga skandalet, me deshtime ne çdo fushe qe i prek qytetaret e vendit dhe nen sanksione, i kthehet edhe njehere kartes te popullizmit. E ka shendrruar qeverisjen ne nivelin e nje organizate qe shperndan ndihma”, ka shkruar ai.

Sipas tij, më këto veprime nuk zhvillohet ekonomia.

“Duhet te ja rikujtojme prape, qe me ndihma nuk ka zhvillim e as punesim. Mbi 26,000, eshte numri i qytetareve, qe i jane shtuar listes te te varferve, ne dy vite te qeverisjes te levizjes Vetevendosje. Qytetaret nuk kane nevoje per lemoshe. Kane nevoje per vende pune, si dhe jete te perballueshme dhe te dinjitetshme”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të ngjashme