Rukiqi i LDK-së i reagon ministrit Murati: Një grafikë propagandistike - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së i reagon ministrit Murati: Një grafikë propagandistike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, i ka reaguar Hekuran Muratit, ministër i Financave.

Në shkrimin e tij, Rukiqi grafikën e Muratit e ka quajtur “propagandistike”.

Tutje, sipas Rukiqit, Murati po synon t’ia mvesh si meritë Qeverisë për rritjen e pagave nga sektorit privat.

“Një graf propagandistik, i rradhes, nga Ministri i Financave.

Rritjen e pagave nga sektori privat (si pasoje e inflacionit te larte) po synon t’ja mvesh si merite vetes dhe Qeverise.

E pranon edhe vet kontributin minor te Qeverise ne kete rritje (vetem 17%), perderisa e injoron komplet inflacionin e 3 viteve te fundit (shih tabelat e bashkangjitura) dhe rritjen reale ekonomike (nen mesataren 4%, te periudhes se pas pavaresise).

Per me ja vizatu, me nje shembull te thjeshte: Nese ne vitin 2020, ne bankomat e kemi terhequr pagen ne vlere 450 euro dhe i kemi paguar te githa obligimet me këtë shume, sot, per t’i paguar obligimet e njeta, na duhen 556 euro” – ka shkruar Rukiqi.

Çfarë shkroi Murati?

“A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?

Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:

Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.

Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese” – ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme