Rukiqi tallet keq me Gërvallën, e pyet robotin çka është paga modeste - NACIONALE

Rukiqi tallet keq me Gërvallën, e pyet robotin çka është paga modeste

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e ka quajtur modeste shumë prej 7,500 euroshe, që është shumë që e përfiton Gani Jakupi në cilësinë e këshilltarit.

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka gjetur një mënyrë kreative për të ironizuar me këtë deklaratë të Gervallës.

Ai e ka pyetur inteligjencën artificiale se çfarë është një pagë modeste.

“GoFundMe per Ganiun

E pyeta Chat GPT, çka eshte Paga modeste? Ja si u pergjigj:

“ Paga modeste" është një shprehje e përdorur për të përshkruar një pagë relativisht të ulët ose të konsiderohet e pakënaqshme në krahasim me standardet e përgjithshme të pagave.

Kur e analizova kete pergjigje dhe arsyetimet e Ministres, gati e fillova nje GoFundMe, per Ganiun.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme