Rukiqi e Haziri takohen në SHBA me drejtoreshën për Evropen Qendrore të DASH-it
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar Drejtoreshen e Zyrës për Evropen Qendrore, në Departmentin e Shtetit, Colleen E. Hyland.
Rukiqi në Facebook ka shkruar se në këtë takim u dsukutuar për pikëpamjet e LDK-së për dialogun.
“Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike.” – ka shkruar ai.
Statusi:
Në kuader të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku më Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri, u takuam me Drejtoreshen e Zyrës për Evropen Qendrore, në Departmentin e Shtetit, Colleen E. Hyland
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
Zonja Hyland mirëpriti shqetësimet dhe vlerësimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për procesin e dialogut dhe rrugën përpara për zhvillimin e vendit.