Rudari: Mbi 1 mijë operacione në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, 300 vetëm të venave
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, për EO ka thënë se kjo klinikë ka kryer rreth 1 mijë e 300 operacione gjatë vit të kaluar.
Ai ka thënë se diku 300 operacione janë intervenuar në vena të gjakut.
“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare”, thqa Rudari.
“Vitin që shkoi, edhe përkundër që kemi qenë në renovime edhe të sallave, prapëseprapë nuk është që s’kemi punuar. Diku rreth 1300 operacione i kemi realizuar dhe prej tyre kanë qenë 300 operacione të venave. Numër kaq të lartë, 300 operacione venash, asnjëherë më herët s’kemi mundur t’i realizojmë në vitet paraprake”.
“Mirëpo, kjo ka qenë sfidë. Lista e pritjes së venave është qysh nga paslufta e këndej. Edhe pse është krijuar salla e venave, prapëseprapë kemi listë të pritjes. Fatmirësisht, patologjia e venave nuk e rrezikon jetën e pacientit, nuk jep pasoja të cilat kanë prioritet, se po të kishin pasur prioritet, do t’i kishim kryer. Kemi raste që kanë shumë më shumë prioritet në patologjinë vaskulare të cilat po të mos intervenohet mund të shkaktojnë pasoja se sa sëmundjet e venave. Ato sëmundje të venave të cilat kanë prioritet nuk i lëmë me pritë dhe i kryejmë.” – ka thënë ai.