Rubio thotë se operacioni në Iran do të zgjatë me javë, jo me muaj - NACIONALE

Rubio thotë se operacioni në Iran do të zgjatë me javë, jo me muaj

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ka folur para gazetarëve pas takimit me homologët e tij nga vendet e grupit G7 në Francë të premten.

Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar dislokimin e trupave në Lindjen e Mesme si pjesë e përpjekjeve për neutralizimin e Iranit, kryediplomati amerikan tha se nuk do të flasë për taktikat ushtarake, raporton televizioni BBC.

Megjithatë, ai tha se Uashingtoni ka objektiva të qarta dhe se “ne kemi shumë besim që jemi buzë arritjes së tyre shumë shpejt”.

Kur u pyet se sa pritet të zgjasë operacioni amerikan në Iran, Rubio tha: “Po flasim për javë, jo për muaj.” “Nuk do të jetë konflikt i zgjatur” – premtoi ai.

Kur u pyet përsëri për dislokimin e trupave tokësore në Iran, ai tha se ShBA-ja mund t’i arrijë qëllimet e veta “pa asnjë ushtar tokësor”.

Më tej, Rubio tha se Uashingtoni ende nuk e ka marrë përgjigjen nga Irani rreth propozimit për paqe. Televizioni “CBS News”, duke cituar burime, raportoi më herët se përgjigjja e Teheranit pritej të premten.

Lajme të ngjashme