Rubio mbërrin në Gjenevë për bisedime - NACIONALE

Rubio mbërrin në Gjenevë për bisedime

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Gjenevë, në prag të bisedimeve për luftën në Ukrainë, raporton BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se “paralelisht me pistën diplomatike” të bisedimeve të sotme në Gjenevë, “duhet të bëjmë gjithçka për të forcuar mbrojtjen tonë” kundër “sulmeve të ulëta ruse”.

Mesazhi i tij vjen teksa ai njoftoi përfundimin e një operacioni shpëtimi në Ternopil, në Ukrainën perëndimore, ku një sulm rus ndaj një ndërtese banimi vrau 33 persona dhe la gjashtë të zhdukur.

“Gjatë gjithë javës, këto sulme nuk kanë pushuar: më shumë se 1,050 dronë goditës, gati 1,000 bomba të drejtuara dhe mbi 60 raketa të tipeve të ndryshme janë përdorur,” shkruan Zelensky në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme