RTK thotë se do të del me një video ku shihet Radojçiqi “duke grushtuar” kundërshtarët e tij
Radio Televizioni i Kosovës, ka njoftuar se do të del me një video – të cilën thotë se e ka siguruar – të Millan Radojçiqit, udhëheqësit të formacionit famëkeq paraushtarak që sulmoi në Banjjkës të Zveçanit, ku ky i fundit grushton kundërshtarët e tij.
“Sipas burimeve të RTK-së, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ky vend, sipas burimeve të RTK-së nga institucionet e larta të sigurisë, është kthyer në një vend torture për serbët nga Kosova që nuk veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Vuçiqit”, shkruan RTK-ja.