RTK plagjiarizon Albin Kurtin: “2025 - Viti i njohjeve”
Radio Televizioni i Kosovës, në një kronikë kushtuar njohjeve të reja ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, ka përdorur ironikisht të njëjtin titull të formuluar më herët nga kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti: “2025 – Viti i njohjeve”.
Në një postim dje, Kurti kishte shkruar ndër të tjrea: “Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë.”
Për kohën e gjatë, Kurti duket se i referohej periudhës kur Kosova udhëhiqej nga qeveria Kurti 1 dhe më pas qeveria Kurti 2.
