RTK në krizë: Pa drejtor të përgjithshëm dhe me bord pa kuorum - NACIONALE

RTK në krizë: Pa drejtor të përgjithshëm dhe me bord pa kuorum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës nga data 1 maj, ka mbetur pa ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, pasi mandati i Hysen Hundozit ka skaduar, ndërsa nuk është emëruar një pasues.

Hundozi ishte caktuar si ushtrues detyre më 31 tetor 2024 dhe mandati i tij 6-mujor ka përfunduar sipas afatit ligjor. Statuti i RTK-së nuk lejon zgjatjen e mëtejshme të këtij roli pa procedura të reja për emërim.

Neni 16 pika 4 e Rregullores për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në RTK thotë:

Caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm bëhet në kohëzgjatje jo më shumë se 6 muaj”.

Ndërsa pika 5 e po të njëjtit nen thotë:

Në rast se edhe pas periudhës prej 6 muajve nuk emërohet Drejtori i Përgjithshëm në bazë të konkursit publik, ushtrues detyre do të emërohet një i punësuar tjetër i RTK-së”.

Kjo rregullore ia pamundëson z.Hundozi që ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm pasi që e ka konsumuar afatin prej 6 muajve sa ishte në këtë detyrë.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha pasi që Bordi i RTK-së aktualisht ka vetëm katër anëtarë aktivë prej 11 sa duhet t’i kishte, e kjo e përkeqëson situatën edhe më shumë.

Ndërsa kuorumi për vendimmarrje sipas ligjit të RTK-së neni 30 pika 4 duhet të jetë së paku 6 anëtarë prezentë. Pra asnjë vendim nuk mund të merret në Bord nëse prezentë nuk janë së paku 6 anëtarë të kësaj trupe, shkruan Demokracia.

Lajme të ngjashme