RTK-ja “paramendon” Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, anipse ende nuk janë çertifikuar zgjedhjet
Radio Televizioni i Kosovës në Lajmet Qendrore, për kronikë të parë ka dhënë një situatë krejt imagjinare. Sipas tyre, Albulena Haxhiu nuk do të kishte problem të bëhej kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu nuk do ta kishte më sfidë t’i merrte votat e nevojshme për të bërë kryekuvendare në rast se do të ishte kandidate për këtë post. Me thirrjen e seancës konstituive të legjistraturës së dhjetë, Vetëvendosjes që tashmë do t’i ketë 57 madnate, i duhen vetëm edhe katër vota nga rradhët e pakicave, në rast se ajo nuk do t’i marr votat e partive tjera shqiptare në parlament.” – nis kronika skandaloze e RTK-së.
RTK, vazhdon kronikën, duke e dhënë vertiktin përfundimtar të situatës së imagjinuar në redaksi.
“Vitin e kaluar Haxhiu nuk i mori votat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Çështja e Kryetarit të Kuvendit deri në këtë pikë, duket punë e kryer.”
Në kronikë, shkohet edhe më tej… nuk ka sfidë as për zgjedhjen e nënkryetarëve, thuhet aty.
“Edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nuk do të jetë sfidë, përjashtuar nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb” – vazhdohet tutje kronika.
Ndryshe, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, rezultatet e këtyre zgjedhjeve ende nuk janë çertifikuar. Këtë të martë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ktheu mbrapsht vendimin e KQZ-së, për shpalljen e rezultateve përfundimtare, pa Listën Serbe, duke konstatuar shkeljet ligjore në këtë organ.
Çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, bëhet pas përfundimit të ankesave në lidhje me shpalljen përfundimtare të rezultateve. Pra, vendi është ende disa hapa ligjorë larg, çertifikimit të zgjedhjeve, derisa RTK ‘paramendon’ Albulena Haxhiun, kryetare të Kuvendit.