RTK-ja dhe tri komuna pa buxhet, Basha: Shpresoja se do ta kem mirëkuptimin e partive tjera, por nuk ndodhi
Edhe RTK-ja edhe tri komuna janë pa buxhet. Fjala është për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun.
Basha tha se nuk ka gjetur mirëkuptim te partitë për krijimin e komisioneve.
“E para ka qenë çështja e buxhetit të RTK-së, drejtorit i skadon afati të premten, edhe RTK-ja është pa buxhet. Pas diskutimeve që pata me ta, si kryetar kuvendi kam dhënë mbështetje, dhe formën e vetme e kam pa që ne si rkyesi të themelojmë grupet parlamentare, komisonet, i votojmë në një seancë, ku pastaj kam kërkuar të votohet raporti i rtk-së në komisionin për buxhet dhe financa, dhe të ekzekutohet buxheti që duhet të ndodh brenda ditës”, tha Basha.
“E dyta ka qenë buxheti për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun. Pas diskutimit me ministrin Murati, ata kanë treguar se është e domosdoshme me shty përpara këto, se kanë me pas problem pagesën e faturave. Buxheti vjetor i Kosovës, edhe për këtë e kam shtruar në diskutim me Kryesinë. Fakteqësisht asnjëra nga këto pika nuk ka gjetur mirëkuptim. Na e dimë që jemi në situata të jashtëzakonshme. Kam pritur që të ketë vullnet politik, se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore për me themelu komisionet, për buxhetin e RTK-së, tri komunave dhe buxhetin vjetor”, tha ai më tutje.