Rrustemi ironizon me LDK-në: Meqë s’po i do populli, gjysma e kryesisë u nis për lutje në Amerikë - NACIONALE

Rrustemi ironizon me LDK-në: Meqë s’po i do populli, gjysma e kryesisë u nis për lutje në Amerikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka ironizuar me LDK-në.

Më saktë, Rrustemi është tallur me pjesëmarrjen e zyrtarëve të LDK-së në “Lutjet e Mëngjesit” në Amerikë.

Sipas Rrustemit, “meqënëse populli s’po i do”, atëherë “nevojitet një zgjidhje hyjnore”.

“Gjysma e kryesisë së LDK-së u nis për t’u lutur në Amerikë. Meqë populli s’po i do (jo vetëm sipas sondazheve), nevojitet një zgjidhje hyjnore. Megjithatë nuk i bashkon lutja, sepse nuk do të luten njësoj në pëshpëritjet e tyre vet-me-veti. Psh. Luta lutet për shkëmbime speciale.

Ajo që i bashkon janë vetëm lutjet dëshpëruese.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme