Rrustemi e godet Osmanin: Pse reagove pasi Kurti nuk pranoi kompromis me shtrirjen e rendit në veri? - NACIONALE

Rrustemi e godet Osmanin: Pse reagove pasi Kurti nuk pranoi kompromis me shtrirjen e rendit në veri?

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj intervistës së presidentes Vjosa Osmani.

Rrustemi ka përmendur se Osmani kishte reaguar, pasi Kurti nuk pranoi kompromis në veri.

Postimi:

Nese dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej “gardiane” e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri.

Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë.

Lajme të ngjashme