Rrusta reagon për emërimin e aktivistit të LVV-së në pozitë të lartë në RTK, përmend TVV-në
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar pas emërimit të aktivistit së LVV-së, Rilind Gërvalla, si drejtor i televizionit në RTK.
Rrusta përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “kanali publik ka adresë militantin e pushtetit".
Tutje, Rrusta ka shkruar se televizioni i partisë në pushtet, “TVV”, kishte dështuar, tash përmes RTK-së, nuk ka nevojë për shumë punë.
Postimi i plotë:
RTK - tregim në vete. Asesi t’i shpëtojë hegjemonisë. Si çdo gjë tjetër këto kohë edhe kanali publik ka adresë militantin e pushtetit. TVV kishte dështuar në mungesë riprodhuesi/e të ligjerimit të partisë, tash përmes RTK-së nuk ka nevojë shumë për punë. Modeli ekziston, vazhdoje.