Rrusta: Kusari s’është e lirë të dorëhiqet, presioni duhet të bëhet nga ne
Nënkryetarja e PSD-së Teutë Rrusta, ka thënë se Shefja e Grupit Pralamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila s’është e lirë të dorëhiqet, sepse do ta bënte.
Prandaj sipas saj presioni duhet të bëhet nga jashtë.
“Pritja duke llogaritet në moralin e tyre politik është e gabueshme, sepse tash e sa vite jemi dëshmitarë të mbylljes hermetike, manipulimit dhe instrumentalizimit.” – ka thënë ndër të tjera ajo.
E plotë:
Sikur t'kishte qenë Kusari-Lila e lirë mbase edhe do të jepte dorëheqje. E sikur Kurti të befasohej nga këto telefonata, do të pasohej me shkarkim. Por jo. Këta pranimin dhe të vërtetën i shohin si dobësi. Janë fabrikues të të vërtetave, e jo dashamir' të tyre.
Tek dorëheqjet dhe shkarkimet ata shohin dobësi, gjë e papranueshme për madhështinë që ia kanë projektuar vetës. Andaj edhe në veri nuk i lenin kryetarët të dorëhiqen. I mbanin peng.
Prandaj presioni duhet të bëhet nga ne. Veç organizimi imponon kalkulimin e tyre. Ata kanë frikë nga humbja.
Pritja duke llogaritet në moralin e tyre politik është e gabueshme, sepse tash e sa vite jemi dëshmitarë të mbylljes hermetike, manipulimit dhe instrumentalizimit.