Rrusta e PSD-së: Video-propaganda kundër opozitës po i jep rezultatet e para
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka komentuar takimin e kryeministrit, Albin Kurti me liderët e opozitës, duke thënë se video-propaganda e VV-së po jep rezultatet e para.
Rrusta ka theksuar sulmet e VV-së ndaj partive opozitare dhe se fushata e pushtetit kundër tyre ka funksionuar pas pranimit për takim të tyre me Kurtin.
“Mjaft më me faj! Refuzimi është e vetmja rrugë në këto rrethana. Pa dalur prej vetes, këto parti kanë mbetur në rrethin që i ka futur kryeministri.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Shkrimi i saj i plotë:
Video-propaganda kundër opozitës po i jep rezultatet e para.
Nuk harrohet kurrë etiketa ndër vite që VV-ja është krijuar nga PDK, apo sesi Albini paguhet nga Serbia. Kundërshtimi i Ahtisaarit dhe pavarësisë që derivonte prej tij lexohej si veprime që i shërbenin Serbisë. Koha dhe aksioni politik i fshiu këto. U dëshmuan si të rreme.
Logjikë ma të thjeshtëzuar sesa kjo që kur je kundër qeverisë së Kosovës je me Serbinë, nuk ka. Konkluzë përtace ose vulgare, madje edhe si propragandë. Dashakeqe gjithsesi.
Duke rënë në populizëm, përfshirë vitet e fundit në opozitë, VV u bë si kundërshtari i saj. Gjuha që përdori i dha një formë të re, por me pranim më të gjërë. Ajo përthithi atë çka partitë kishin lënë si projekte a copëza. Ju dha një tjetër ngjyrë, ton dhe gjuhë intimiduese, armiqësore, agresive.
E sot, duke qenë të intimiduar PDK, LDK e AAK i shkojnë në takim kryeministrit. Fushata e pushtetit kundër tyre funksionoi.
Mjaft më me faj! Refuzimi është e vetmja rrugë në këto rrethana. Pa dalur prej vetes, këto parti kanë mbetur në rrethin që i ka futur kryeministri.
