Rrusta e PSD-së paralajmëron zgjedhje: Vjeshta nuk është larg
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, në Facebook ka shkruar rreth skemave sociale në Kosovë.
Rrusta mendon se skemat sociale janë shndërruar në “rrjetë marimange”.
Përveç kësaj, ajo paralajmëron vjeshtën e këtij viti si mundësi që në Kosovë të ketë zgjedhje, e po ashtu edhe organizim të protestave kundër qeverisë Kurti.
“Skemat sociale janë shndërru në rrjetë marimange. Më tepër shërbejnë për ruajtjen e stabilitetit politik (që zor të mbahet), sesa si platformë e një minmumi jetik për secilin qytetar. Vjeshta nuk është larg. As organizimi e protestat”, ka shkruar Rrusta në profilin e saj në Facebook.