Rrusta e PSD-së: Nëse Asociacioni po bëhet prej zorit, ai nuk do të prodhojë zgjidhje - NACIONALE

Rrusta e PSD-së: Nëse Asociacioni po bëhet prej zorit, ai nuk do të prodhojë zgjidhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se nëse asosacioni është duke u bërë prej ‘zorit’, atëhere nuk mund të prodhojë zgjidhje.

Sipas saj, qeveria aktuale është duke u munduar që të sforcojë argumentin që janë pa zgjidhje.

“E kjo qeveri po mundohet ta sforcojë argumentin që janë në udhë pa zgjidhje dhe se zori i madh i shtyu këtu. E fakti është që as nuk kërkuan as nuk dashtën opsione tjera. Cili është propozimi që dështoi, nuk u pranu? Kjo qasje edhe asociacioni më të mirë, me e pasë parasysh si model, e degradon. Tensioni gjallë, armiku gjallë, uniteti shtypës janë strategji të njohura”, ka thënë Rrusta.

Lajme të ngjashme