Rrugët në Gjilan në gjendje të mjerueshme, Halimi: Kryetar merru me këto rrugë - NACIONALE

Rrugët në Gjilan në gjendje të mjerueshme, Halimi: Kryetar merru me këto rrugë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Valdrin Halimi përmes një postimi në Facebook, ka “denoncuar”, qeverisjen lokale në qytetin lindor të Kosovës.

Sipas Halimit, i gjith stafi i Kryetarit Alban Hyseni, e ekipi që udhëheq me këtë qytet, që vijnë nga rradhët e Vetëvendosjes e PDK-së, po mburren me 16 metra asfallt të shtruar në një hapsirë, ku në fakt sipas tij i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Halimi, ka kërkuar nga qeverisja lokale të sanojë problemet në dy rrugë, ku përmes videos së publikuar, ka pasyqruar gjendjen e mjerueshme të tyre.

Bëhet fjalë për rrugët në fshatin Livoq i ulët, si dhe për rrugën, Gjilan-Përlepnicë, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me atë të Dardanës.

Postimi i plotë:

“Lej “aborret” e MPB-se po kap merru me keto dy rruget

12 drejtora, 12 keshilltare te Zyres, 18 keshilltare te Kuvendit, 1 kryesues, 2 nenkryetare, vet kryetar komune edhe hala kon se nijta as se lexova dikun qe kane ba ndonje nderhyrje qe te permiresohet kjo gjendje qe eshte krijuar ne keto dy rruge!

Mburret me 16 metra asfallt ne “aborret” e MPB-se, 16 fotografi, 2 video, gati gati emision special ke ka bon 🤦🏼‍♂️ “aborret” e MPB ku jepen lejet dhe pasaportat ne Gjilan eshte prone e Ministrise (MPB) atyre iu takon me rregullu.”

Lajme të ngjashme