Rrugët e Prishtinës janë të kalueshme, Rama: Ekipet kanë qenë në terren gjatë gjithë natës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të gjitha rruhet në komunë të Prishtinës janë të hapura.
Ai ka bërë me dije se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka postuar disa fotografi ku ekipet në fjalë shihen duke e pastruar boren.
“Mirëmëngjes Prishtinë ⛅️ Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës. Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë. Ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.