“Rrugës për Miami te miqtë amerikanë”: a po tallet Pacolli me Qeverinë Kurti për udhëtimet në ShBA?
Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka bërë një postim të shkurtër nga aeroplani i tij privat.
Ai ka shkruar se është rrugës më për Miami, një qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Rrugës tani për në Miami 🇺🇸 një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan.”, shkroi Pacolli si mbishkrim të fotos.
Madje, ai e bëri edhe një koment në foton e postuar.
“Kosova është e bekuar më miqësinë amerikane. Nuk duhet rrezikuar asnjëherë!”, shkroi z.Pacolli.
Kujtojmë që disa ekspontetëve të VV-së dhe Qeverisë Kurti u janë shtyrë udhëtimet në drejtim të SHBA-së për shkak të krizës aktuale.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, deklaroi se nuk është koha e duhur për të udhëtuar tani drejt ShBA-së.