Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë do të mbyllet për një muaj - NACIONALE

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë do të mbyllet për një muaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”.

Përmes një njoftimi, komuna ka treguar se kjo rrugë do të mbyllet për një muaj.

Sipas komunës, mbyllja e përkohshëm e rrugës do të fillojë nga e hëna.

“Për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht: Të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024. Qytetarët mund të përdorin rrugët alternative. Vazhdojmë me hapërimin e projekteve”, është thënë në njoftimin e komunës.

Lajme të ngjashme