Rruga “Ilaz Kodra” në Dardani rikthehet në njëkahëshe pas punimeve - NACIONALE

Rruga “Ilaz Kodra” në Dardani rikthehet në njëkahëshe pas punimeve

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka rikthyer qarkullimin njëkahësh në rrugën “Ilaz Kodra” në Dardani.

“Është bërë ndryshimi i qarkullimit… duke e kthyer këtë rrugë në gjendjen e mëparshme”, thuhet në njoftim.

Rruga do të funksionojë nga “Sali Çeku” drejt “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

Ndryshimi synon përmirësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës:

Njoftohen të gjithë qytetarët se nga sot, më datë 04.05.2026, bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës, është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Dardania, duke e kthyer këtë rrugë në gjendjen e mëparshme të qarkullimit pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

🔹 Rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku”, në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

🔹 Rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.

🔹 Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë, si dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore.

🚦 Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalistikën e re rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Lajme të ngjashme