‘’Rruga e re është frika e tyre’’, thotë Abdixhiku duke shpalosur iniciativën e re të LDK-së - NACIONALE

‘’Rruga e re është frika e tyre’’, thotë Abdixhiku duke shpalosur iniciativën e re të LDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes shtatë hapave, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, beson se vendi ynë i kthehet normalitetit; heqja e izolimit aktual, zhbërja e masave dhe sanksioneve të vendosura, si dhe fillimi i riparimit të pozicionit ndërkombëtar.

Duke shpalosur nismën e nisur javë më parë, Abdixhiku foli për ndërtimin e masës kritike në shoqëri, sepse sipas tij, e keqja duhet të ndalet nga vetë shoqëria.

‘’Rruga e Re filloi me 7 pika. Rruga e re po merret me zgjedhjet në Veri, me daljen nga kriza një vjecare dhe me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova. Rruga e Re do të shpaloset paralelisht me programin e LDK-së. Po punojmë drejtë asaj se si të parandalojmë një qeveri që arsyeton politikat e gabuara. Si tek cështja e mediave, prokurorisë e të tjera. Dua të hap një Rrugë të Re. Rruga jonë e re nuk është kthim në rrugën e vjetër. Derën nuk ia hapim së shkuarës. As së tashmës së Albin Kurtit. Kjo mendësi qeverisëse është e pandryshueshme dhe po e rrënon gjithë atë që Kosova ka ndërtuar’’, - ka thënë Abdixhiku.

Sa i përket kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje rreth iniciativës ‘’Rruga e Re’’, Abdixhiku ka shprehur habinë se si mundet që bashkëbisedimi me 40 gazetarë dhe opinionistë kosovarë t’i pengojë partisë në pushtet dhe të bëjë krahasime me Vucicin.

‘’Një politikë joserioze e tejkaluar tashmë, por ja që kjo është gjuha e pushtetit. Me më lidhë mua me Vucicin, nuk e di, as që dua ta diskutojë. Por kjo është frika e tyre. Kjo i frikëson sepse ata përfaqësojnë gjithcka cfarë ne nuk përfaqësojmë. Ne i bashkojmë njerëzit, ata i polarizojnë. Partia në pushtet në karrierën e vet gjithë historikun e ka polarizues. Polarizimi kur je në pushtet është persekutim’’ – ka deklaruar Abdixhiku.

Sa i përket qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje Abdixhiku deklaroi se nuk ka më kohë për ndryshime. ‘’I ka mbetur një vit. Dhe për një vit nuk ka kohë më për ndryshime të mëdha’’ – ka pohuar Abdixhiku në KlanKosova.

Lajme të ngjashme