Rrufeja mbyt 20 persona për 24 orë në Indi
Njëzet persona janë mbytur nga rrufeja në tetë distrikte të rajonit lindor indian, Bihar, brenda vetëm 24 orëve.
Meteorologët kanë parashikuar më shumë rrufe në pjesët veriore të këtij rajoni për të mërkurën dhe të enjten.
Kryeministri rajonal, Nitish Kumar, ka kërkuar nga njerëzit që t’i ndjekin këshillat e autoritetit shtetëror për menaxhimin e fatkeqësive.
Qindra njerëz vdesin në vit në Indi nga rrufeja gjatë periudhës së reshjeve. Njëra nga arsyet që përmendet për numrin e madh të viktimave është shifra e madhe e njerëzve që punojnë në mjedis të jashtëm në Indi në krahasim me pjesët e tjera të botës, që i bën ata më të rrezikuar.
Të martën, kryeministri rajonal njoftoi se secila nga familjet e viktimave të rrufesë do të marrë nga 400.000 rupi (rreth 5.000 dollarë).