Rron Gjinovci i kthehet debateve politike: E vërteta ime gjithmonë djeg si zjarr
Rron Gjinovi, analist i njohur, dje shkroi një status ku paralajmëroi kthimin në debatet politike, pas një karriere të shkurtër në moderim.
Në një postim në Facebook, z. Gjinovci shkroi se nga e marta e javës së ardhshme do të rikthehet në debatet politike, fushë në të cilën Gjonovci ishte i popullarizuar.
“Gjatë xhirimeve të emisionit të fundit. Prej t'martës muni me m'pa në debat në KTV, në debatin e vetëm që e udhëheqë një grua dhe gazetare edhe atë e shkëlqyeshme si Mimoza Koprani Mucaj.” – ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Nacionale ka kontaktuar me Gjinovcin, për të pyetur më shumë për rikthimin në debatet politike, ku dikur ishte mjaft i pranishëm. Nacionale pati një pyetje direkte: a do të jesh përsëri i zjarrtë dhe i drejtpërdrejtë, siç ke qenë më parë?
E përgjigja e Gjinovcit ishte interesante, duke shkruar se e vërteta që ai e thotë është zjarrtë.
"Mënyra si ma keni shtru pytjen është interesante, "a ki me qenë i zjarrtë dhe i drejtperdrejtë?". Nuk është çështja se a kam me kanë unë i zjarrtë dhe i drejtperdrejtë, çështja është që e vërteta që e them unë gjithmonë djeg si zjarr dhe është e drejtpërdrejtë. Pra i bie që po do të jem siç më keni përshkru, sepse nuk kam mundësi të jem ndryshe për shkak të atyre.” – tha Gjinovci.
Kujtojmë që Gjinovci për një kohë relativisht të shkurtër ishte moderator në emisionin “Java sonte me Rronin”. Në fakt, dje u dha episoda e fundit e emisionit ku drejtues ishte z. Gjinovci.
