Rron Gjinovci e ofendon Edi Ramën: Rrenc, me çfarë pare janë pagu ekspertat për drafstatutin e Asociacionit?
Rron Gjinovci, analist i afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga ana e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili sot ka njoftuar se draft-statutin tashmë ua ka dorëzuar ShBA-së, Francës e Gjermanisë.
Gjinovci ka përdorur një kualifikim ofendues për Ramën, duke e quajtur "rrenc". Përveç ofendimeve, analisti Gjinovci, që dikur e ka pasur edhe një karrierë të shkurtër si moderator, ka shtruar edhe ca pyetje në lidhje me draft-statuin e Ramës, të cilat i ka cilësuar si "disa çështje".
"Qe sa jane tu punu ata eksperta? Me çfare pare i ka pagu? Kur e ka hap thirrjen per punesimin e tyne? Kur i ka punesu Rama? Dhe si e ka dite aq moti qe Albini nuk ka me bo nje draft?" - shkruan ai ndër të tjera.