Rrokulliset një veturë në Prizren – tre të lënduar - NACIONALE

Rrokulliset një veturë në Prizren – tre të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.

Shoferi është në gjendje kritike për jetë dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, dy pasagjerët e lënduar janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Rrustë Kabashi’, pasi vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e më pas janë rrokullisur”, ka thënë tutje ai.

Lajme të ngjashme