Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës: Dënimi ndaj Arbër Sejdiut nuk është i merituar
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, ka mirëpritur dënimin më burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ajo ka thënë se dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës është i merituar, por jo edhe ai ndaj Arber Sejdiut që u dënua më 15 vjet.
Sipas Breznicës, Sejdiu do të duhej të dënohej së paku më 25 vjet, ose edhe me burgim të përjetshëm.
“Gjatë shqyrtimit të Gjykatës është larguar aktakuza për dhunim seksual. Përveç kësaj Arbër Sejdiu ka qenë i akuzuar edhe si bashkëfajtor në vrasje. Ne po presim që Gjykata ta publikojë vendimin në mënyrë që të analizojmë se si ka ardhur në përfundim që Sejdiu është dënuar më 15 vjet”, ka thënë ajo.
Zonja Breznica ka pasur kritika edhe për lirimin nga akuza për përdhunim e të dy dyshuarëve.
Tutje, ajo kishte edhe një paralajmërim për institucionët vendore.
“RrGK-ja do të monitorojë rastin e Krivaqës dhe Sejdiut. Nëse do të ulet dënimi do të ketë reagime dhe protesta”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se RrGK-ja është dëshmitare që burrat për dhunë në familje janë dënuar me 50 euro gjobë.
“Vendimet dhe aktakuzat e tilla dërgojnë në dekurajim të viktimave që ta raportojnë dhunën. Nëse flasim për 10 vjetet e fundit ka përmirësim të punës së institucioneve. Puna e RrGK-së na ka dëshmuar se institucionet nuk e respektojnë legjislacionin”, ka shtuar ajo.Ajo ka thënë se viktimat që kthehen sërish në familjen ku është ushtruar dhunë ndaj tyre, përjetojnë dhunë sistematike.
