Rrjeti i Grave dënon gjuhën seksiste të Rron Gjinovcit ndaj Flutura Kusarit
Rrjeti i Grave ka reaguar pas komenteve seksiste të analistit Rron Gjinovci kundër juristes të së drejtës së medias dhe aktivistes, Flutura Kusari.
Përmes një komunikate për media, RrGk ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj saj.
“Znj. Kusari avokon për lirinë e shprehjes dhe të mediave dhe për mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë, Shqipëri dhe në mbarë Evropën. Si këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) në Leipzig, ajo udhëheq programin për ndihmë juridike përmes së cilit janë mbështetur qindra gazetarë në vende të ndryshme.” – thuhet tutje.
Mes tjerash, Rrjeti i Grave ka deklaruar se vlerëson guximin dhe përkushtimin e znj.Kusari në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Ndërsa, u bëjmë thirrje personave publik që ta shfrytëzojnë hapësirën që u jepet për të promovuar dhe fuqizuar gratë e jo t’i dekurajojnë ato me komente seksiste vetëm pse nuk pajtohen me mendimet e tyre.” – është thënë tutje.
Në fund të komunikatës, RrGK ka shkruar:
“Gratë janë pjesë e diskursit publik prandaj ato duhet të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura në mënyrë që ta japin kontributin e tyre drejtë zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe të barabarta.”