Rritje të çmimeve? Këto janë vendet në Shqipëri ku mund të pushoni më lirë
Shumë ankesa ka pasur në lidhje me shtrenjtimin e çmimeve në bregdetin e Shqipërisë.
Por zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift duhet të paguajë nga 10 deri në 14 mijë lekë vetëm për t’u akomoduar një natë.
Me gjithë shtrenjtimit, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet evropiane e madje Rajonit. Sipas platformës Airbnb, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 65 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Turqi, Malin e Zi, Greqi. Itali apo Maltë.
