Rritje page deri në 550 euro: Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga sot më 16 shtator kanë hyrë në grevë.
Ata po kërkojnë rritje të pagave deri në 550 euro.
Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka shpalosur kërkesat e tyre.
“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tri vite pa ndërpre kërkesat i kemi pasur por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as më bërë takim me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona. Pagat ne i kemi shumë të ulët 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vite punoj mua nuk me paguhet as një ditë shtesë”
“Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro këtu të na nuk ka lëvizur asgjë. Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave” – ka thënë ajo.