"Rritja e sigurisë në shkolla": Musmurati prezanton planin me 1.5 milionë euro për vit - NACIONALE

"Rritja e sigurisë në shkolla": Musmurati prezanton planin me 1.5 milionë euro për vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besianë Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, ka prezantuar sot Planin e Veprimit për Siguri në Shkolla 2023-2026, duke shpallur një investim prej 1.5 milionë euro në vit për të rritur sigurinë në shkollat e Prishtinës. Musmurati ka prezantuar një plan të detajuar që synon të përmirësojë sigurinë në ambientet shkollore.

Plani i veprimit përfshin investime në infrastrukturë për rritjen e sigurisë fizike nëpërmjet masave si shënjëzimi i rregullave të sigurisë, instalimi i kamerave, ndërtimi i rrethojave dhe hartimi i planeve për emergjenca.

Përveç kësaj, Musmurati ka njoftuar se plani synon të përmirësojë klimën e shkollave duke përfshirë psikologë shkollorë, fushata kundër bullizmit dhe fenomeneve negative, si dhe krijimin e ekipit të sigurisë dhe mirëqenies në shkolla.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve jashtë ambientit shkollor, plani parashikon investime për rritjen e sigurisë në transportin shkollor dhe inspektime të lokaliteteve pranë shkollave. Gjithashtu, do të kushtohet vëmendje ndriçimit publik për të garantuar rrugët e sigurta për nxënësit.

Postimi:

Lajme të ngjashme