Rritja e çmimit të vezëve, Bufi ironizon: "Me t'ja nis me bo vo" - NACIONALE

Rritja e çmimit të vezëve, Bufi ironizon: "Me t'ja nis me bo vo"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtrenjtimi i produkteve elementare në Kosovë tashmë nuk ka të ndalur. Për çdo ditë në marketet kosovare mund të vërejmë rritje të çmimeve.

Njëjtë ka ndodhur edhe me vezët. Një pako tash kushton 5 euro e 15 cent.

E për këtë ka reaguar aktori i njohur Fatmir Spahiu “Bufi”.

Bufi ka ironizuar në Facebook për shtrenjtimin e vezëve.

Me tja nis me bo vo!”, ka shkruar ai.

Ndryshe qytetarët që nga fillimi i luftës në Ukrainë po ballafaqohen me rritje të çmimeve.

Qytetarët ankohën se shteti po bën pak që t’i mbrojë nga operatorët që manipulojnë me çmimet e produkteve bazike.

Kjo fotografi është bërë sot në një market në Kosovë dhe vezët kanë këtë çmim.

Lajme të ngjashme