Rritja e çmimeve, Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti po godet qytetarët - NACIONALE

Rritja e çmimeve, Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti po godet qytetarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shtrenjtim të produkteve bazë.

Ajo ka vlerësuar se kjo qeveria qytetarët e Kosovës po i trajton si interes i dorës së dytë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo është një padrejtësia e pastër ndaj qytetarëve.

“Qeveria po godet qytetarët! Pse po i trajtoni qytetarët si interes të dorës së dytë? Çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten! Kjo është një padrejtësi e pastër dhe ndarje e hapur mes qytetarëve. Populli po vuan, ndërsa qeveria vazhdon me veprime të pasinqerta. Sanksione, shtrejtime, mos njohje dhe mos anëtarësime. Për këto veprime do të mbaheni në mend. Duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që e rëndon jetesën e popullit. Mjaft me këtë politikë ndëshkuese sepse qytetarët nuk janë fajtorë për paaftësinë tuaj”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme