Rritet në 300€ subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë - NACIONALE

Rritet në 300€ subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se, nga ky vit, në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited”, që zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OEGJK-në, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 në 300 euro.

Në njoftimin zyrtar theksohet se të rinjtë e interesuar për të përfituar nga praktikat e punës së subvencionuar duhet të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt, ku mund të marrin informacion më të detajuar dhe të aplikojnë.

Lajme të ngjashme