Rriten rastet: Dy viktima e 1 mijë e 440 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24-orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar edhe 1 mijë e 440 raste të reja me këtë sëmundje.
Kjo u bë e ditur nga ana e raportit zyrtarë të IKSHPK-së për 24-orët e fundit.
Më këto shifra, numri i rasteve aktive me këtë virus në Kosovë ka arritur në 8 mijë e 712 persona aktiv.

Të shëruar në 24-orët e fundit janë 761 persona. Ndërkohë janë dhënë 172 doza të vaksinës anti-Covid.