Rriten frikshëm shifrat me COVID-19, mbi 400 të infektuar brenda ditës
407 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Ky është raporti që e ka publikuar Ministria e Shëndetësisë në rrjetet sociale.
Ditëve të fundit ka pasur rritje të frikshme të shifrave me Koronavirus, andaj ministri Rifat Latifi, ka kërkuar vazhdimisht kujdes të shtuar.