Rrëzohet një pemë masive në Lakrishtë, dëmtohen disa vetura
Një pemë është rrëzuar mbrëmjen e sotme në lagjen "Lakrishtë" të Prishtinës, duke dëmtuar disa vetura.
Nga pamjet e siguruara nga Nacionale shihen disa vetura shtypur nën peshën e pemës së rrëzuar, të cilat ishin të parkuara në atë zonë.
Nga informacionet e para, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet kompetente.
PAMJE: