Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, vdes një punëtor në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një punëtor në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është rrëzuar nga një objekt derisa ishte duke punuar.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë”, është thënë në raportin e policisë.
Policia ka treguar se është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte viktima.
Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
"Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raport.